Trajnimi për mobilizuesit e komunitetit
Përmasa e germave
PUNËTORIA E PARË PËR MOBILIZUESIT E KOMUNITETIT U MBAJT
Punëtoria e parë për mobilizuesit e komunitetit u mbajt në datat 14-16 shkurt në Krushevë. Në këtë punëtori, një grup prej 16 të rinjve nga 8 rajone të ndryshme zhvillimore në vend mësuan për strategjitë dhe praktikat më të mira në lidhje me mobilizimin e komunitetit si dhe si të monitorojnë premtimet zgjedhore të partive politike.
Për më tepër, Mobilizuesit e komunitetit përkufizuan nocionin ‘politikë publike’ duke përfshirë mapimin e aktorëve siç janë gjykata kushtetuese, organizatat e shoqërisë civile, pushtetin qëndror dhe lokal. Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan procesin përmes të cilit shqetësimet dhe çeshtjet e qytetarëve mund të bëhen interes i publikut dhe të marrin vëmendjen e aktorëve që janë përfshirë në krijimin e politikave publike. Mobilizuesit e komunitetit gjithashtu analizuan programet e disa partive politike si dhe programin e qeverisë të periudhës 2017-2020. Analizat e tyre u fokusuan në këto elemente: procesi i dizajnimit të programit, synimet/premtimet realiste në raport me ato jorealiste, dhe përfshirja e nevojave të të gjithë segmenteve të shoqërisë.
Në muajt e ardhshëm, Mobilizuesit e komunitetit do të:
- Kalojnë në disa trajnime dhe punëtori për të përforcuar kapacitetet e tyre;
- Monitorojnë shkallën në të cilën janë përmbushur premtimet e partive politike;
- Incizojnë video të shkurtra në lidhje me procesin e monitorimit; dhe
- Realizojnë iniciativa inovative qëllimi kryesor i të cilave është që të mobilizojnë komunitetin që të përfshihen në mënyrë aktive në jetën politike dhe të monitorojnë për së afërmi punën e zyrtarëve të zgjedhur
Nëse doni të dini më shumë për programin dhe rolin e Mobilizuesve të komunitetit, ju lutemi klikoni këtu.