Akademia për Politika Publike
Përmasa e germave
AKADEMIA PËR POLITIKA PUBLIKE KA FILLUAR
Nga 07-09 Shkurt, 20 përfaqësues nga degët e të rinjve nga 8 parti politike kanë marrë pjesë në punëtorinë e parë të akademisë për politika publike (për më shumë informacione për Akademinë, klikoni këtu). Punëtoria e parë ishte fokusuar në identifikimin e çështjeve të komunitetit dhe krijimin e përgjigjeve ndaj politikave publike.
Udhëheqësit respektivisht liderët e të rinjve kishin mundësinë që të rrisin të kuptuarit e tyre për rëndësinë e identifikimit të problemeve të komunitetit dhe zhvillimin e politikave publike si përgjigje. Pjesëmarrësit gjithashtu përfituan përvojë në prezantimin e tyre për të propozuar përgjigje politike. Duke punuar në grupe të përziera në një ushtrim simulimi, pjesëmarrësit praktikuan aftësitë e tyre të komunikimit dhe prezantimit përpara publikut.
Ky proces i të mësuarit ishte bazuar në parimet e arsimit jo-formal. Ai gjithashtu mbështeti stile të ndryshme të të mësuarit duke kombinuar aktivitete mësimore individuale dhe grupore.
Nga fundi i punëtorisë së parë, pjesëmarrësit kuptuan ciklin e politikave, vendin e informacioneve të politikave në ciklin e politikave, si të identifikojnë një problem të komunitetit dhe si të krijojnë një politikë në përgjigje.
Qëllimi i Akademisë është që të përforcohen kapacitetet e degëve të të rinjve nga partitë politike për të krijuar politika të bazuara në dëshmi si dhe për të ushqyer një kulturë dialogu dhe për të patur shkëmbim dhe komunikim ndërpartiak.
Në muajt e ardhshëm, liderët e rinj gjithashtu do të:
- Hartojnë dokumente të politikave që do ti prezantojnë para qytetarëve dhe partive;
- Hartojnë plane veprimi; dhe
- Realizojnë iniciativa të vogla