Vendosja e tabelave të informacionit nga fshati Kamjan deri tek ujëvarat

Ngjarje publike, Mobilizuesit e komunitetit

Ardonit Ismaili, mobilizatori i komunitetit në kuadër të iniciativës së tij inovative “Sharr -Shtëpia jonë Natyrore” së bashku me dy përfaqësues nga Eko – Kamjani z. Rushit Ismani dhe z. Mahir Rexhepi më 16 shtator vendosën tabela informative në fshatin Kamjan.

Ky është një vend shumë turistik i cili ka nevojë për më shumë reklama dhe investime më të mëdha.

Gjatë ditës u diskutuan edhe historitë e suksesshme të Eko – Kamjanit, të cilët i kanë shndërruar deponitë e egra në parqe, si dhe hapjen e shtigjeve turistike si ajo e Ujëvarave të Kamjanit të cilat në numër janë 8.

Tabelat e informacionit u vendosën nga hyrja e autostradës në fshatin Kamjan deri në Ujëvara e 8 -të për të rritur numrin e vizitorëve!

Së bashku shpresojmë se do të mbrojmë dhe promovojmë dhuratat që na ka bërë natyra.

 

Galeri