Diskutim: ,,Pjesëmarrja e të rinjëve në krijimin e politikave rinore''

Rinia e partive politike

Më 14 korrik 2021 ne u mblodhëm për të diskutuar me të rinjtë për çështjet e të rinjve.

Përfaqësuesit e të rinjve nga nivele të ndryshme institucionale po shprehnin mendimet dhe angazhimin e tyre për përfshirjen e të rinjve në organet vendimmarrëse dhe luftën për të drejtat e të rinjve.

Krahas tyre të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe individë të rinj të cilët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi temën dhe u bënë pyetje panelistëve.

Panelistët në këtë diskutim ishin:

  1. Artina Qazimi – Deputetja më e re dhe anëtare e Klubit për Çështje të Rinisë dhe Politikave në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut
  2. Gjorgji Tasev – Këshilltar për Politikë Rinore dhe të rinjtë pranë Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
  3. Filip Ivanovski – Oficer i të Rinjëve në Ministrinë e Kulturës
  4. Filip Temelkovski – Kryetar i Komunës së Kisela Voda

Ne si projekt do të vazhdojmë të iniciojmë dhe organizojmë sa më shumë të jetë e mundur ngjarje si kjo, ku të rinjtë mund të ndajnë mendimet dhe problemet e tyre nga jeta e përditshme.

Së bashku për një të ardhme më të mirë!

Galeri