Ceremonia e diplomimit - Gjenerata e parë e mobilizatorëve të komunitetit

Ngjarje publike, Mobilizuesit e komunitetit

Më 5 korrik 2021 gjenerata e parë e Mobilizatorëve të Komunitetit zyrtarisht u diplomua.

16 individë të rinj për 9 muaj monitoruan premtimet qeveritare të parashikuara në Planin e Punës për vitin 2021-2024.

Detyra e tyre nuk ishte thjesht të ndiqnin sesa transparente është qeveria por gjithashtu përmes aktiviteteve dhe kanaleve të ndryshme të informojnë dhe mobilizojnë komunitetin lokal për të ndjekur në mënyrë aktive punën e qeverisë.

Me këtë rast në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe ambasadorja e Zvicrës – Sybille Suter Tejada.

Ajo personalisht i përgëzoi pjesëmarrësit dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë të bëjnë atë që kanë mësuar dhe zbatuar deri më tani, sepse është detyrë e qytetarëve të monitorojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre.

Misioni ynë është të fuqizojmë qytetarët që të kërkojnë përgjegjësi nga partitë politike dhe zyrtarët e zgjedhur.

Galeri