Kaluam një fundjavë shumë produktive.
Gjenerata e dytë e mobilizatorëve të komunitetit ishin aq aktivë dhe të interesuar për të mësuar dhe zbuluar gjëra të reja në lidhje me rolin e tyre të ri në shoqëri.
Tani që veçse njiheshim, interaktiviteti dhe energjia e grupit ishin në një nivel të lartë.
Përmes metodave dhe praktikave të ndryshme shtjelluam pjesën e mobilizimit dhe ku duhet të jetë përqëndrimi i tyre.
Roli i tyre është si një urë që lidh dhe bashkon të dy anët e një historie qeverinë dhe komunitetin.
Hap pas hapi ata vendosën se cilën masë do të ndjekin dhe si të përgatisin planet e tyre të monitorimit.
Nga Prilli ata do të fillojnë në mënyrë aktive të ndjekin dhe monitorojnë masat e tyre.