Nisma synon të identifikojë sfidat me të cilat përballen gratë në zonat rurale në drejtim të zhvillimit ekonomik; masat dhe aktivitetet e mundshme për fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale dhe ngritjen e vetëdijes për të drejtat e grave dhe mundësitë për pjesëmarrje në vendimmarrje. Nisma do të ndërmarrë një sërë takimesh dhe diskutimesh me grupet e prekura të grave. Bazuar në gjetjet, 2I do të ndihmojë në zhvillimin e një përmbledhjeje të politikave për fuqizimin ekonomik të grave rurale. Rezultatet e përmbledhjes do të përdoren për programin zgjedhor të partisë për zgjedhjet lokale dhe më gjerë.