Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në politikë

Nisma synon të hapë temën e bashkëpunimit të vazhdueshëm të personave me aftësi të kufizuara me partitë politike. 2I do të ndihmojë në krijimin e një ueb-faqeje të arritshme për personat me aftësi të kufizuara dhe do të përmbajë informacione të synuara në lidhje me: arsimin, qasjen në të dhëna të sakta, komunikimin, bashkëpunimin me personat me aftësi të kufizuara, etj. Ueb-faqja do të jetë publike dhe e arritshme për të gjithë, por do të jetë gjithashtu pjesë e fushatës elektorale të partisë për zgjedhjet lokale 2021. Partia do të mirëmbajë faqen edhe pas 2I dhe në këtë mënyrë shpresohet të frymëzojë partitë e tjera politike që të jenë më të hapura ndaj personave me aftësi të kufizuara.