Në kuadër të Programit Zviceran për Mbështetjen e Zgjedhjeve, zhvilluam një tryezë të rrumbullakët kushtuar rolit dhe zhvillimit të qendrave hulumtuese-analitike në partitë politike. U prezantuan gjetjet e studimit të thelluar mbi qendrat hulumtuese-analitike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ndamë edhe përvoja nga Finlanda lidhur me mënyrën se si njësi të tilla mund të kontribuojnë në hulumtime më efikase, në zhvillimin e politikave dhe në marrjen e vendimeve të bazuara në dëshmi dhe informacione relevante. Një pjesë veçanërisht e rëndësishme e diskutimit të sotëm ishte bashkëbisedimi me përfaqësues të partive politike, institucioneve, ekspertë dhe aktorë të tjerë relevantë mbi mundësitë dhe sfidat për forcimin e mëtejshëm të këtyre kapaciteteve. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për diskutimin e hapur dhe konstruktiv.
Diskutim në tryezë të rrumbullakët: Avancimi i partive politike të bazuara në dëshmi - njohuri ligjore dhe krahasuese mbi qendrat kërkimore dhe analitike
Analiza/Botime/Produkte, Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Qendrat kërkimore dhe analitike, Ngjarje, Ngjarje, Parti Politike
