Punëtori edukative për nxënësit e shkollave të mesme me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Ngjarje

Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve organizoi një punëtori edukative me nxënës të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, me mbështetjen e Programit për Mbështetje Zgjedhore.

Punëtoria kishte për qëllim avancimin e njohurive të të rinjve për procesin zgjedhor, të drejtën e votës dhe vlerat demokratike, si dhe të kontribuojë në kuptimin më të mirë të rëndësisë së zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes demokratike.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësi të njihen me aspektet kryesore të procesit zgjedhor dhe rolin e institucioneve zgjedhore në sigurimin e zgjedhjeve demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Galeri