Radika-DE
Më 15 maj 2023, Shoqata Radika-DE në ambientet e saja në Qendër Zhupa mbajti debat publik me temë “Si përballemi me sfidën – Kujdesi ndaj të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara”.
Në debatin u prezantuan rezultatet nga monitorimi i zbatimit të premtimit parazgjedhor “Ndihmë dhe kujdes në shtëpi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara” që është pjesë e programit të komunës për vitin 2023.
Rreth 20 të pranishëm, përfaqësues nga NjVL Qendër Zhupa dhe institucione të tjera, organizata joqeveritare dhe banorët lokal debatuan për nevojën e këtij projekti si dhe për suksesin e tij të deritanishëm. Të pranishmit theksuan rëndësinë e këtij premtimi parazgjedhor, si dhe angazhimin e përbashkët për qëndrueshmërinë e tij.
Gjetjet dhe rekomandimet kyçe që dolën si nga kjo ngjarje ashtu edhe nga monitorimi i premtimit kryesisht i referohen nevojës për shkëmbim më të madh të informacionit dhe forcimit të bashkëpunimit të autoriteteve vendore me sektorin civil dhe popullatën vendase, me synimin që të arrihet cilësi më e lartë e jetës për popullatën e kësaj komune.
Rezultatet e deritanishme të monitorimit tregojnë se komuna po punon drejt përmbushjes së premtimit brenda mundësive të saj. Nga 20 persona të trajnuar, aktualisht vetëm 13 persona u shërbejnë 50 shfrytëzuesve të shërbimeve, çka tregon se vetëqeverisja lokale po përballet me mungesën e kujdestarëve, gjë që kërkon gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë.
Më shumë informacion rreth projektit të shoqatës Radika-DE dhe monitorimit të premtimit zgjedhor mund të merrni në: https://electoralsupportprogramme.mk/monitoring-matrix-2022/