Prezantimi i gjetjeve dhe përfundimi i procesit për realizimin e dokumentit të thelluar për politikë me temë: Rinia dhe të dhënat e tyre në internet

Ngjarje publike, Ngjarje

Më 13 maj, IFES-i mbajti një ngjarje për prezantimin e procesit të përgjithshëm që çon drejt zhvillimit të një dokumenti, një produkti të zhvilluar në suaza të një procesi gjithëpërfshirës, i bazuar në prova, i cili përfshiu takime të gjera këshillëdhënëse, hulumtime të detajuara cilësore dhe sasiore, si dhe diskutime validimi me faktorë të ndryshëm. Bashkëpunimi i rëndësishëm me Brejnsterin solli hakatonit, që kulmoi me 9 propozime gjithëpërfshirëse për digjitalizimin e rekomandimeve të politikave.

Ngjarja shfaqi mundësinë e paraqitjes së procesit dhe të shpalosjes së gjetjeve të hulumtimit, të rekomandimeve të politikave, si dhe zgjidhjen triumfuese të SavetheData Hackathon. Prezantimet dhe diskutimet dhanë njohuri të vlefshme e të thukëta lidhur me përdorimin onlajn dhe rreziqet e mundshme që lidhen me të dhënat personale në mesin e të rinjve, duke propozuar zgjidhje praktike për zbutjen e çështjeve në fjalë.

Studentët e talentuar të Brejnsterit, triumfues të "Save the Data" hackathon, bënë prezantimin e zgjidhjes digjitale dedikuar mbrojtjes së të dhënave personale të të rinjve. Ky inovacion unik spikat në mesin e rekomandimeve kyçe të dokumentit të politikave publike i titulluar "Rinia dhe privatësia digjitale".

Prezantimi i gjetjeve dhe përfundimi i procesit për realizimin e dokumentit të thelluar për politikë me temë: Rinia dhe të dhënat e tyre në internet

Galeri