Si janë duke u zbatuar premtimet zgjedhore nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale? Hidhni një sy matricës sonë për monitorim, në kuadër të së cilës 25 organizata aktive qytetare përcjellin realizimin e temave/premtimeve konkrete të Zgjedhjeve lokale në vitin 2021.
Programi për mobilizimin e komunitetit dhe monitorimin e premtimeve zgjedhore ka për qëllim rritjen e angazhimit të komunitetit në çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet specifike. Pjesa e monitorimit të programit përfshin një periudhë prej gjashtë muajsh, duke filluar nga 1 nëntor i vitit 2022 dhe duke përfunduar në prill të vitit 2023. Të dhënat e mbledhura nga monitorimi i njësive të vetëqeverisjes lokale paraqiten në matricën e monitorimit që plotësohet çdo muaj për prioritete specifike dhe i nënshtrohet monitorimit nga mobilizuesit e komunitetit në komuna të ndryshme.