Qendra sportive dhe rekreative - E dua Butelin

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i kryetarit të komunës për ndërtimin e qendrës sportive dhe rekreative “E dua Butelin”, që duhet të ndërtohet në Butel 1, në rr. Ho Shi Min. Komuna e Butelit është një nga komunat më pak të zhvilluara në përbërje të qytetit të Shkupit. Në periudhën e kaluar është investuar shumë pak në ndërtimin e këndeve për lojëra, hapësirave të gjelbra, shtigjeve për biçikleta, parqeve etj. Në programin zgjedhor të kryetarit të komunës së Butelit u parashikua ndërtimi i më shumë këndeve për lojëra, shtigjeve dhe sipërfaqeve të gjelbra. Në kohën kur qyteti i Shkupit është shumë shpesh në listat e qyteteve më të ndotura në botë, një nga mënyrat për ta parandaluar atë ndotje është zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbra në qytet. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: ngjarjeve në media, krijimit të banderolave për facebook dhe instagram, përpunimit të videove dhe shpërndarjes së fletushkave informative.

Zbatues
Shoqata për bashkëpunim kulturor Interkultura – Shkup
Vendndodhja
Butel, Skopje
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Është filluar me ndërtimin e Qendrës Sportive rekreative - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A Nuk ka asnjë nevojë për prokurim publik sepse procesi i përgjithshëm i realizimit të aktivitetit bazohet në donacionet nga qytetarë dhe kompani të përgjegjshme - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Gjatë aktiviteteve parazgjedhore është diskutuar që të ndërtohet qendra sportive rekreative. Në dy vitet e shkuara u mbajtën disa takime me qytetarët ku ndahen informacione për proceset e ndërtimit. - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Ndërtimi është në realizim të sipërm - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Qendra Sportive rekreative ndërtohet sipas planit të parashikuar - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Sipas përfaqësuesit të komunës Qendra sportive rekreative duhet të jetë e gatshme më së voni deri në mesin e muajit korrik - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Terrenet janë rrethuar, është vendosur bazamenti prej rëre dhe betoni - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës N/A Objekti ndërtohet me mjete financiare nga kompani dhe qytetarë të përgjegjshëm shoqëror - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Të gjitha parakushtet janë plotësuar dhe aktivitetet po vijojnë - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi mbetet prioritet dhe aktivitete janë në vijim - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndërprerë dhe aktivitete janë në vijim - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Po Në muajt e fundit nuk ka aktivitete të reja, por përsëri ka pritje qendra të përfundohet deri në fund të muajit korrik - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Në ueb faqen dhe FB faqen e komunës ka qasje vetë deri në informacione për punët që kanë përfunduar kurse për punët që kanë filluar dhe nuk janë përfunduar më rëndë gjinden informacione https://opstinabutel.gov.mk/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Në komunë ka person përgjegjës për sigurimin e informacionit me karakter publik i cili është qartë i deklaruar në ueb faqen e komunës II-2 - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës - vizitë në terren nga ana e Koordinatorit të projektit https://opstinabutel.gov.mk/%d0%be%d1%82%d0%b2%d0%be%d1%80%d0%b5%d0%bd%d0%b8-%d0%bf%d0%be%d0%b4%d0%b0%d1%82%d0%be%d1%86%d0%b8/
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Në komunë ka person përgjegjës për sigurimin e informacionit me karakter publik i cili është qartë i deklaruar në ueb faqen e komunës - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Informacionet ndahen në mënyrë joformale nga ana e përfaqësuesve të komunës ose nga Kryetari i komunës deri te palët e interesuara - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Ndërtimi i qendrës sportive rekreative është si rezultat i iniciativës së qytetarëve dhe të njëjtit marrin pjesë në ndërtimin e Qendrës - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk ka asnjë iniciativë zyrtarisht të dorëzuar. Në evenimentet të cilat i organizon Interkultura diskutohej për propozime nga të rinjtë për rregullimin e qendrës kreative sportive. - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Ndërtimi i qendrës sportive rekreative është iniciativë e qytetarëve dhe ndërtimi pothuajse plotësisht është i financuar nga donacionet prej kompanive dhe qytetarëve të ndërgjegjshëm shoqëror - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Në muaj qershor nuk janë organizuar evenimente publike në temën e dhënë - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Përveç numrave të telefonit të listuar dhe email adresave, në ueb faqen e komunës ka edhe kontakt formë të posaçme për komunikim me qytetarët https://opstinabutel.gov.mk/contact-1/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Ditët e hapura nga komuna organizohen herë pas here. Në muajin qershor nuk është mbajtur asnjë ditë e hapur - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës
      4.4 Iniciativat qytetare Po Qytetarët mund të dorëzojnë iniciative në lidhje me çështjen. Dy herë në vit organizohen ditë kur qytetarët japin ide për prioritetet të cilat do të kishin dashur ti kyçin në programin e komunës - Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të Kryetarit të komunës