Qendra sportive dhe rekreative - E dua Butelin

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i kryetarit të komunës për ndërtimin e qendrës sportive dhe rekreative “E dua Butelin”, që duhet të ndërtohet në Butel 1, në rr. Ho Shi Min. Komuna e Butelit është një nga komunat më pak të zhvilluara në përbërje të qytetit të Shkupit. Në periudhën e kaluar është investuar shumë pak në ndërtimin e këndeve për lojëra, hapësirave të gjelbra, shtigjeve për biçikleta, parqeve etj. Në programin zgjedhor të kryetarit të komunës së Butelit u parashikua ndërtimi i më shumë këndeve për lojëra, shtigjeve dhe sipërfaqeve të gjelbra. Në kohën kur qyteti i Shkupit është shumë shpesh në listat e qyteteve më të ndotura në botë, një nga mënyrat për ta parandaluar atë ndotje është zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbra në qytet. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: ngjarjeve në media, krijimit të banderolave për facebook dhe instagram, përpunimit të videove dhe shpërndarjes së fletushkave informative.

Zbatues
Shoqata për bashkëpunim kulturor Interkultura – Shkup
Vendndodhja
Butel, Skopje
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Vijon realizimi i aktiviteteve Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Procesi prokurimit publik ka përfunduar, projekti është fazën e realizimit të aktiviteteve Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Gjatë aktiviteteve parazgjedhore janë realizuar takime ku është diskutuar për nevojën për rregullimin e hapësirave, në këtë moment aktivitetet veç janë duke u realizuar Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Terreni është veç më duke u ndërtuar Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Të gjitha parakushtet janë përmbushur, aktivitetet për ndërtimi janë duke vijuar Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Aktivitetet ndërtuese janë në vijim Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Është hedhur bazamenti prej betoni dhe rëre në vendet e parashikuara për park dhe shesh lojërash Vëzhgim në vendngjarje nga ana e Koordinatorit të projekti
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Јо Janë parashikuar mjete të mjaftueshme në buxhet dhe ndërtimi planifikohet të përfundon deri në Qershor të vitit 2023 Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore N/A Të gjitha parakushtet janë përmbushur dhe aktivitetet janë në vijim Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet N/A Projekti mbetet prioritet dhe aktivitetet janë në vijim Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti nuk është ndërprerë, aktivitetet po vijojnë Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Nuk ka stagnim Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Ueb faqja është në fazën përfundimtare të përpunimit Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Ka person përgjegjës për informacione me karakter publik në komunë Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Informacioni për gjendjen aktuale të premtimit zgjedhor shpërndahet përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Po, ka praktikë të takimeve joformale me kryetarin e komunës ose me anëtarët e ekipit kur dalin në terren ose kur marrin pjesë në ndonjë aktivitet Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Në koordinim me qytetarët është zgjedhur zgjidhja për rregullimin e hapësirës Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk është dorëzuar asnjë iniciativë Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Qytetarë e ndërgjegjshëm dhe kompanitë marrin pjesë me vet donacione të cilat më tutje i organizon komuna Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Në muajin mars nuk janë mbajtur evenimente publike në lidhje me këtë çështje Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. N/A Ueb faqja është në fazë të përpunimit Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Kohë pas kohe organizohen ditë të hapura në komunë. Në muajin mars nuk është mbajtur asnjë ditë e hapur në komunë Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk është dorëzuar asnjë iniciativë në lidhje me këtë çështje Komuna e Butelit, Sektori për mbështetje të kryetarit të komunës