Qendra sportive dhe rekreative - E dua Butelin

Me këtë iniciativë do të monitorohet premtimi zgjedhor i kryetarit të komunës për ndërtimin e qendrës sportive dhe rekreative “E dua Butelin”, që duhet të ndërtohet në Butel 1, në rr. Ho Shi Min. Komuna e Butelit është një nga komunat më pak të zhvilluara në përbërje të qytetit të Shkupit. Në periudhën e kaluar është investuar shumë pak në ndërtimin e këndeve për lojëra, hapësirave të gjelbra, shtigjeve për biçikleta, parqeve etj. Në programin zgjedhor të kryetarit të komunës së Butelit u parashikua ndërtimi i më shumë këndeve për lojëra, shtigjeve dhe sipërfaqeve të gjelbra. Në kohën kur qyteti i Shkupit është shumë shpesh në listat e qyteteve më të ndotura në botë, një nga mënyrat për ta parandaluar atë ndotje është zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbra në qytet. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: ngjarjeve në media, krijimit të banderolave për facebook dhe instagram, përpunimit të videove dhe shpërndarjes së fletushkave informative.

Zbatues
Shoqata për bashkëpunim kulturor Interkultura – Shkup
Vendndodhja
Butel, Skopje
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Aktivitetet janë duke u realizuar Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet N/A I gjithë procesi i realizimit të aktiviteteve bazohet në donacione nga qytetarë dhe kompanitë e përgjegjshëm Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Gjatë aktiviteteve parazgjedhore janë mbajtur takime me qytetarët dhe ndërtimi i Qendrës është rezultat i një ideje të përbashkët Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Terreni tashmë është duke u ndërtuar Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) N/A Të gjitha parakushtet për realizim janë plotësuar Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Kanë filluar aktivitetet ndërtimore të cilat 2 muajt e fundit stagnojnë Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit Interkultura
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Është hedhur bazamenti prej betoni dhe rëra në vendet e parashikuara për kënd lojërash dhe par Vrojtim në vend nga ana e Koordinatorit të projektit
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës N/A Qendra gjithçka ndërtohet me donacione nga qytetarët dhe kompanitë Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Të gjitha parakushtet janë plotësuar Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Premtimi mbetet prioritet dhe aktivitetet vijojnë Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Projekti nuk është ndërprerë Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Aktivitetet ndërtimore stagnojnë këtë muaj, por pasi që tereni ndërtohen me donacione, kjo e përcakton dinamikën e realizimit Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës N/A Ueb faqja ende rindërtohet Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Në Komunë ka person përgjegjës për sigurimin e informacioneve me karakter publik Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Informacione për Statusin e premtimit zgjedhor ndahen përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Informacionet ndahen edhe në mënyrë joformale nga ana e përfaqësuesve të Komunës ose Kryetarit me palët e interesuara Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Pamja e Qendrës është dakorduar në konsultimi me qytetarët Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk është dorëzuar asnjë iniciativë Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Ndërtimi pothuajse plotësisht është financuar me donacione nga qytetarë dhe kompani me përgjegjësi shoqërore Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Në muaj prill nuk është mbajtur asnjë eveniment publik në lidhje me temën Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Ueb faqja është në fazë të rindërtimit Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Ditë të hapura në komunë organizohen herë pas here. Në muaj prill nuk ka asnjë ditë të hapur të mbajtur nga komuna Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk ka asnjë iniciativë civile e dorëzuar në lidhje me këtë çështje Komuna e Butelit, Sektori për mbështetjen e Kryetarit