Lufta kundër varfërisë menstruale –premtimi zgjedhor i parealizuar

Me këtë iniciativë do të monitorohet llogaridhënia dhe realizimi i premtimit zgjedhor i DOM-it për çrrënjosjen e varfërisë menstruale. Në programin parazgjedhor, në pjesën që i referohet të drejtave të grave si dhe “Strategjisë nacionale për barazi gjinore 2021-2026”, premtohet që do të angazhohen për çrrënjosjen e varfërisë menstruale. Një nga mjetet për të arritur këtë është që çdo vajzë e përfshirë në procesin e rregullt arsimor, çdo muaj, të fiton nga një paketë falas me produkte menstruale. Në ndërkohë, në vitin e kaluar, këshilltarja nga radhët e DOM-it pretendoi që në buxhetin e vitit të kaluar të përfshihet edhe një zë buxhetor për produkte menstruale falas për çdo nxënëse nga shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit. Por nga informacionet e deritanishme, asnjë nxënëse nuk ka marrë pako me produkte menstruale falas. Rezultatet e fituara nga monitorimi do të shpërndahen deri te publiku nëpërmjet: postimeve në rrjetet sociale, aksioneve guerile, media show room.

Zbatues
Rrjeti ujor Ballkanik - Shkup
Vendndodhja
Skopje
Buxheti
172000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Јо Akoma nuk ka vendim në lidhje me realizimin e premtimit zgjedhor, edhe pse dy vjet me radhë Këshilli ka miratuar zë në buxhet për produkte menstruale pa pagesë për të gjitha vajzat e shkollave të mesme në territorin e Qytetit të Shkupit. https://skopje.gov.mk/mk/vesti/ https://www.facebook.com/CityofSkopje https://skopje.gov.mk/media/9286/budget-2023.pdf
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk ka informacion publik për realizimin e një procesi të tillë të prokurimit, si për këtë vit ashtu edhe për vitin e kaluar kur u miratua Amendamenti për ndarjen e mjeteve për produkte menstruale falas për të gjitha vajzat e shkollave të mesme në territor https://skopje.gov.mk/mk/apliciraj/javni-povici/ https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-annual-plan/8d53fb5f-d3ec-47f4-aa83-af8100b3cbc2/4 https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-annual-plan/2b49c3aa-619d-4127-a68a-ae0d009fe1af/7
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Deri më tani nuk janë mbajtur takime me palët e interesuara, por edhe nuk janë pranuar as iniciativat e këshilltares që propozoi Amendamentin për strategjinë e realizimit të premtimit zgjedhor. Këshilltar në Qytetin e Shkupit https://skopje.gov.mk/mk/vesti/ https://www.facebook.com/CityofSkopje
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Јо Deri më tani nuk ka plan të përgatitur për realizimin e premtimit zgjedhor nga Qyteti i Shkupit Këshilltar në Qytetin e Shkupit https://skopje.gov.mk/mk/objavi/ https://www.facebook.com/CityofSkopje
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Me miratimin e Amendamentit edhe këtë vit janë ndarë mjete në sektorin e arsimit të mesëm për realizimin e këtij premtimi zgjedhor, ndërsa është ofruar edhe ndihmë për realizim nga ana e këshilltares që e propozoi Amendamentin. Këshilltar në Qytetin e Shkupit https://skopje.gov.mk/media/9286/budget-2023.pdf
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Nuk ka aktivitete tjera përveç që Qyteti i Shkupit në buxhetin për vitin 2023 ka miratuar Amendament për blerjen e produkteve menstruale për shkollat e mesme dhe programi i aktiviteteve parasheh përmirësimin e gjendjes me varfërinë menstruale. Këshilltar në Qytetin e Shkupit https://skopje.gov.mk/mk/vesti/ https://www.facebook.com/CityofSkopje/ http://ipserver1.skopje.gov.mk/e-skopje/sluzben%20glasnik%20so%20konverzija.nsf/82aa49069edfbbb780256a22004ba9e0/7b564524a7668cb6c125892e002ee9f7?OpenDocument&Highlight=0,%D1%81%D1%80%D0%B5%D0%B4%D0%BD%D0%B8,%D1%83%D1%87%D0%B8%D0%BB%D0%B8%D1%88%D1%82%D0%B0
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Јо Përveç amendamentit të miratuar në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2023, nuk ka asnjë iniciativë apo aktivitet që shpie drejt realizimit të premtimit zgjedhor. Këshilltar në Qytetin e Shkupit https://skopje.gov.mk/ https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-annual-plan/8d53fb5f-d3ec-47f4-aa83-af8100b3cbc2/4
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës N/A Në buxhet ka zë të përgjithshëm për shkollat e mesme ku nuk ka mjete posaçërisht të ndara për këtë qëllim. Deri më tani nuk ka pasur shpallje të prokurimit publik për produktet menstruale. Këshilltar në Qytetin e Shkupit https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-annual-plan/8d53fb5f-d3ec-47f4-aa83-af8100b3cbc2/4
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore N/A Nuk ka asnjë informacion, megjithëse këshilltarja që propozoi Amendamentin propozoi një veprim të përbashkët me sektorin e arsimit për realizimin e premtimit zgjedhor, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje. Këshilltar në Qytetin e Shkupit
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Nuk ka informacione nëse premtimi zgjedhor nuk është më prioritet sepse këtë vit Amendamenti u mbështet nga këshilltarë të disa partive të ndryshme politike. Këshilltar në Qytetin e Shkupit
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm Јо Nuk ka informacione nëse procesi i realizimit është ndërprerë Këshilltar në Qytetin e Shkupit
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve Po Edhe pse në vitin 2022 në prokurimin publik ka pasur një artikull për produkte higjienike për gjimnazistet, këtë vit ende nuk ka pasur shpallje të tillë dhe as nuk dihet pse vitin e kaluar nuk janë blerë produkte menstruale për gjimnazistet në Shkup. https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-annual-plan/8d53fb5f-d3ec-47f4-aa83-af8100b3cbc2/4 Këshilltar në Qytetin e Shkupit https://www.e-nabavki.gov.mk/PublicAccess/home.aspx#/dossie-annual-plan/2b49c3aa-619d-4127-a68a-ae0d009fe1af/7
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо As në faqen e komunës dhe as në rrjetet sociale të komunës nuk ka asnjë informacion për premtimin zgjedhor dhe nuk publikohen as Amendamentet që janë votuar. Këshilltar në Qytetin e Shkupit https://skopje.gov.mk/mk/objavi/
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Rrjeti ujor Ballkanik - Shkup, si organizatë që monitoron premtimin zgjedhor, ka aplikuar Kërkesë për informim me karakter publik dhe ende është në pritje të përgjigjes. RUB, organizatë që monitoron premtimin zgjedhor
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Rrjeti ujor Ballkanik - Shkup, zhvilloi intervistë me këshilltaren e Qytetit të Shkupit nga DOM, e cila propozoi Amendamentin për sigurimin e produkteve menstruale falas për vajzat e shkollave të mesme në Shkup. RUB, organizata e cila monitoron premtimin zgjedhor Këshilltar në Qytetin e Shkupit
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Këshilltarja e DOM-it në Qytetin e Shkupit e cila propozoi Amendamentin, shpërndan informacione në rrjetet sociale. https://www.facebook.com/zelenapartija/posts/533297332172981 https://www.facebook.com/watch/?v=618336709426426
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Nuk ka asnjë aktivitet apo informacion në lidhje me përfshirjen e qytetarëve në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që po monitorohet Qytetarët Këshilltar në Qytetin e Shkupit https://skopje.gov.mk/mk/vesti/
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Јо Deri më tani nuk ka iniciativa qytetare për pjesëmarrje në vendimmarrje në lidhje me premtimin zgjedhor që po monitorohet Këshilltar në Qytetin e Shkupit
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Јо Përveç disa mediave, qytetarët nuk kanë shfaqur ndonjë interesim për të marrë pjesë në procesin e realizimit të premtimit zgjedhor që po monitorohet, veçanërisht nga popullata e re - gjimnazistet të cilat janë palët e përfaqësuara. Këshilltar në Qytetin e Shkupit
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Јо Qyteti i Shkupit nuk ka organizuar evenimente publike për këtë çështje, as nuk ka informacione për qytetarët në kanalet e tij zyrtar– ueb faqet dhe media sociale, si dhe nuk i përgjigjet as iniciativës për bashkëpunim dhe ndihmë nga këshilltarët. https://skopje.gov.mk/ https://www.facebook.com/CityofSkopje/ Këshilltar në Qytetin e Shkupit
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Јо Konkretisht për këtë premtim zgjedhor nuk ka mundësi për pjesëmarrje elektronike, dhe opsioni për pyetje në ueb faqen e Qytetit të Shkupit nuk është funksional, por duhet të dërgohet e-mail i veçantë, ose të dërgohet mesazh në profilin e rrjeteve sociale t https://skopje.gov.mk/mk/kontakt/ https://www.facebook.com/CityofSkopje/
      4.3 Ditët e hapura të komunës Јо Edhe pse sipas informacioneve nga portali i Qytetit të Shkupit, kryetarja ka zyrë të hapur 24 orë për nevojat e qytetarëve, akoma nuk ka informacione për aktivitet në lidhje me këtë premtim zgjedhor. https://skopje.gov.mk/mk/vesti/ https://skopje.gov.mk/mk/vesti/2019/31012022_otcet_otvorena_kancejarija_24casa/
      4.4 Iniciativat qytetare Јо Nuk është vërejtur asnjë iniciativë konkrete nga qytetarët për çështjen e monitoruar, ndërsa këshilltarja që propozoi Amendamentin vuri në dukje qëndrimin pasiv të qytetarëve. Qytetarët Këshilltar në Qytetin e Shkupit