Ballafaqimi me mbeturinat komunale dhe ngritja e vetëdijes te qytetarët e Bogovinës

Me këtë iniciativë do të kryhet monitorimi i shkallës së realizimit të premtimit zgjedhor lidhur me projektin „Përmirësimi i grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e Bogovinës“. Kjo do të përfshijë edhe aktivitete të cilat do të kontribuojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient më të pastër jetësor. Aktivitetet kryesore për mobilizimin e komunitetit do të përfshijnë: vizita terreni të lagjeve dhe lokaliteteve me ambient dukshëm të papastër; debate publike me faktorë të prekur dhe vendimmarrës; shpalljen e konstatimeve të monitorimin në rrjetet sociale (FB, Instagram etj); zbatimin e anketave për gjendjen e ambientit jetësor në komunë etj.

Temë e monitorimit lokal është mënyra e udhëheqjes dhe përzgjedhja e mbeturinave në Bogovinë.

Zbatues
Shoqatë për kulturë, art, arsim, sport dhe veprimtari botuese, INTUITA Tetovë
Vendndodhja
Bogovinje
Buxheti
300000 denarë
Statusi
Aktiv

MATRICA E MONITORIMIT

  • I. Statusi i premtimit zgjedhor i cili monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Realizimi
      1.1 Është marrë vendim për nisjen e realizimit të premtimit zgjedhor i cili monitorohet Po Në takimin e mobilizuesve me kryetarin e komunës, inspektorin për ambient jetësor, drejtorin e NPK - Sharri dhe udhëheqësin e financave NPK - Sharri, u vërtetua zgjidhja dhe vendimi për fillimin e realizimit te çështjes që monitorohet. Kryetari i komunës
      1.2 Zbatohet procesi i furnizimit në lidhje me premtimin zgjedhor i cili monitorohet Јо Nuk po zbatohet procesi i furnizimeve Udheheqesi i departamentit te financave
      1.3 Janë mbajtur mbledhje informative dhe takime me palët e prekura nga ana e komunës në kuadër të realizimit të premtimit zgjedhor Po Gjatë muajit mars është mbajtur debat publik me qytetarë dhe përfaqësues të bashkësive lokale dhe OJQ-ve ku është diskutuar për cështjen që monitorohet. Kryetari i komunës, Intuita https://www.youtube.com/watch?v=q5HI7m0TeUE
      1.4 Është përgatitur plani për realizimin e premtimit zgjedhor nga ana e komunës Po Komuna ka krijuar një ekip të NPK-Sharri, i cili pas paraqitjes së denoncimit nëpërmjet FB- faqes nga ana e qytetarëve, menjëherë intervenojnë aty për aty ku ka kushte për këtë gjë. Drejtori i NPK Sharri dhe PR i kryetarit të komunës
      1.5 Janë siguruar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit (për shembull lejet, aktivitetet përgatitore, kuadri dhe ngjashëm) Po Komuna e Bogovinës, krahas ekipit te NPK, i ka lënë në kujdestari edhe rendmbajtësit komunalë te cilët janë në dispozicion për të konstatuar gjendjen, parandaluar si dhe ndërmarrë masa sipas rregullores për ambient jetësor të komunës. kryetari i komunës, drejtori i NPK - Sharri, udhëheqësi i inspektoratit komunal
      1.6 Komuna realizon aktivitete konkrete nga plani për realizimin e premtimit zgjedhor Po Komuna e Bogovines pas denoncimeve ka vepruar në mënjanimin e deponive ilegale në një pjesë të konsiderueshme të lokaliteteve të denoncuara. Poashtu për deponitë më të mëdha është kërkuar mbështetje nga MMPH. Kryetari i komunës https://www.facebook.com/besnikemshiu/posts/pfbid0fxgg1ZKSXezh8h1kfYVQxUWddLSyijgZtf7nqejUyHJo8NrGS2914wA4Y6v85AP9l https://www.facebook.com/groups/1931603637119437/permalink/3471520673127718/ https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid023ZS8AMtBrcm1ij7f1kwcVbzMFxF4WjvD5Umqivuj8bHxKUTwGHBs5itZLwv8EMnbl&id=100089454346068
      1.7 Shihen rezultatet e para të realizimit të premtimit zgjedhor Po Në muajin mars është intervenuar në mënjanimin e një deponie jolegale ne mes te fshatit Kallnik dhe Pallçisht të Poshtëm, si dhe në mënjanimin e një deponie tjetër në rrugën që lidh fshatin Sellarcë dhe Bogovinë. Kryetari i komunës https://www.facebook.com/besnikemshiu/posts/pfbid0fxgg1ZKSXezh8h1kfYVQxUWddLSyijgZtf7nqejUyHJo8NrGS2914wA4Y6v85AP9l https://www.facebook.com/groups/1931603637119437/permalink/3471520673127718/ https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid023ZS8AMtBrcm1ij7f1kwcVbzMFxF4WjvD5Umqivuj8bHxKUTwGHBs5itZLwv8EMnbl&id=100089454346068
      2 Ngecjet
      2.1 Ka mungesë të mjeteve në buxhetin e komunës Po Shkaku i rënies së numrit të taksapaguesve, komuna ka mungesë të mjeteve në buxhet. Kryetari i komunës, udhëheqesi i sektorit për financa në NPK - Sharri.
      2.2 Mungon një nga parakushtet themelore Јо Parakushtet për realizimin e këtij projekti janë përmbushur, por mungesa e pamjaftueshme e mjeteve buxhetore e rëndon ndërmarrjen e veprimeve të tjera nga ana e komunës Komuna e Bogovinës, udhëheqësi i sektorit per financa dhe buxhet.
      2.3 Premtimi zgjedhor nuk është më prioritet Јо Kryetari i komunës është i interesuar që ky projekt të realizohet dhe kontribuon në realizimin e tij. Kryetari i komunës
      2.4 Është ndërprerë për shkak të inspektimit, hetimit dhe ngjashëm N/A Projekti vazhdon me realizimin. Kryetari i komunës, Intuita.
      2.5 Nuk janë të njohura arsyet për ngecjen e aktiviteteve N/A Projekti vazhdon me realizimin. Kryetari i komunës, shoqata Intuita.
  • II. Transparenca dhe llogaridhënia e komunës/institucionit lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor janë në dispozicion në ueb faqen dhe rrjetet sociale të komunës Јо Për shkak të problemeve teknike (hosting) dhe azhurimit jo në kohë, të dhënat nuk janë paraqitur në ueb faqen e komunës. Por informacionet publikohen në FB. Ueb faqja e komunës https://komunabogovine.gov.mk/?lang=mk Udhëheqësi i informimit - zyra e kryetarit të komunës.
      2 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor mund të merren me anë të Kërkesës së informatave të karakterit publik Po Informacionet për statusin e projektit mund të merren përmes kërkesës për informacion me karakter publik, por mobilizuesit nuk e kanë shfrytëzuar këtë mekanizëm. Ueb faqja e komunës https://komunabogovine.gov.mk/?lang=mk Udhëheqësi i informimit - zyra e kryetarit të komunës.
      3 Informatat për statusin e premtimit zgjedhor shkëmbehen me palët e interesuara nga ana e personave kompetent të komunës (nëpërmjet intervistave, fokus grupeve, kërkesës për bisedim dhe ngjashëm) Po Qytetarët vazhdimisht raportojnë deponi të reja dhe kërkojnë informacione për zhvendosjen e të njëjtave, komuna përdor mënyra të ndryshme për informimin e tyre, si për shembull debati publik i organizuar nga ana e komunës në muajin mars. Kryetari i komunës Intuita https://www.youtube.com/watch?v=q5HI7m0TeUE
      4 Në komunë ekziston praktika e shkëmbimit joformal të informatave me palët e prekura për premtimin zgjedhor konkret (shembull të bisedës joformale) Po Mobilizuesit e organizatës Intuita mbajnë kontakte joformale të rregullta me komunën, udhëheqësin e inspektoratit dhe drejtorin e NPK. Mobilizuesit, koordinatori i projektit dhe udhëheqësi i projektit.
  • III. Pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet

      Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Statusi Përshkrim i shkurtër dhe vërejtjet Burimi i informatave
      1 Komuna i ka përfshirë qytetarët në vendimet në lidhje me premtimin zgjedhor që monitorohet Po Komuna e Bogovines se bashku me shoqaten Intuita kane organizuar debat publik dhe nje ekspozite me fotografi lidhur me deponite ilegale te komunes se Bogovines ku eshte sjellur vendim qe së bashku me BL te veprohet ne denoncimin e ndotësve, Kryetari i komunës https://www.youtube.com/watch?v=q5HI7m0TeUE
      2 Qytetarët kanë paraqitur iniciativë për pjesëmarrje në vendimet lidhur me premtimin zgjedhor që monitorohet Po BL - Pallcisht, BL Zherovjan, BL Pirok, BL - Rakovec, BL Sellarce dhe BL - Kallnik kanë ndërmarrë iniciativë për pastrimin e deponive. Kryetari i komunës, shoqata Intuita
      3 Qytetarët marrin pjesë në realizimin e premtimit zgjedhor me kontributin dhe burimet e veta Po Qytetarët marrin pjesë me atë që denoncojnë ndotësit dhe deponitë të paligjshme, përmes faqes "Mobilizohu, Informohu, Raporto - Bogovinë''. Kryetari i komunes, bashkesite lokale. Qytetarët, shoqata Intuita https://www.facebook.com/groups/1931603637119437/permalink/3471520673127718/ https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid023ZS8AMtBrcm1ij7f1kwcVbzMFxF4WjvD5Umqivuj8bHxKUTwGHBs5itZLwv8EMnbl&id=100089454346068
      4 Mekanizmat që i shfrytëzon komuna që të sigurojë përfshirjen e qytetarëve për premtimin zgjedhor konkret që monitorohet:
      4.1 Tubime publike, debate dhe forume Po Shoqata Intuita së bashku me komunën e Bogovinës me 16 mars organizuan debat publik dhe ekspozitë me fotografi nga deponitë ilegale qe ishin hasur gjatë monitorimit. Kryetari i komunës, shoqata Intuita https://www.youtube.com/watch?v=q5HI7m0TeUE
      4.2 Mundësi për pjesëmarrje elektronike nëpërmjet aplikacioneve celulare, ueb faqes, formularëve elektronikë dhe ngjashëm. Po Qytetarët mund të paraqesin problemet në ueb faqen zyrtare të komunës së Bogovinës në pjesën -paraqit problem, poashtu është krijuar nje aplikacion android përmes te cilit qytetaret mund të raportojnë ndotësit në mënyrë anonime ose duke i lënë të dhënat. https://komunabogovine.gov.mk/%d0%bf%d1%80%d0%b8%d1%98%d0%b0%d0%b2%d0%b8-%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b1%d0%bb%d0%b5%d0%bc/?lang=mk
      4.3 Ditët e hapura të komunës Po Komuna organizon ditën e hapur me rastin e ditës së komunës së Bogovinës, por nuk ka pasur ditë të hapur në të cilën është folur për temën. Kryetari i komunës, PR i kryetarit të komunës https://www.facebook.com/besnikemshiu/posts/pfbid0QasgbLWjdA2bqz2i3wvCbhsTTkHf87vDYfiB6fVuEiF85w2LXubYPysS7CJwQ2QDl
      4.4 Iniciativat qytetare Po Iniciativa qytetare për këtë çështje janë ndërmarrë nga bashkësite lokale të vendbanimeve të ndryshme në komunën e Bogovinës, dhe të njëjtat janë mbështetur me vetëfinancim dhe donacione nga mërgimtarët. Udhëheqësi i njësisë për bashkësitë lokale. https://www.facebook.com/groups/1931603637119437/permalink/3471520673127718/ https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid023ZS8AMtBrcm1ij7f1kwcVbzMFxF4WjvD5Umqivuj8bHxKUTwGHBs5itZLwv8EMnbl&id=100089454346068