Instituti për hulumtime dhe analiza të politikave “Romalitico”

Në tre komunat pjesë e njësive zgjedhore 2 dhe 3, Romalitico do të mbajë sesione informuese mbi keqpërdorimin e resurseve administrative dhe do të krijojë dokument të shkurtër të politikave mbi gjetjet dhe rekomandimet e përpjekjeve të monitorimit që po ndodhin para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Këto do të ndahen me palët e interesuara lokale dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të transparencës dhe llogaridhënies së zyrtarëve publikë dhe komunave të përfshira.