{"id":8179,"date":"2025-12-30T10:14:09","date_gmt":"2025-12-30T10:14:09","guid":{"rendered":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/?p=8179"},"modified":"2025-12-30T10:16:49","modified_gmt":"2025-12-30T10:16:49","slug":"%d1%83%d1%80%d0%b8%d0%b2%d0%b0%d1%9a%d0%b5-%d0%bd%d0%b0-%d0%b1%d0%b0%d1%80%d0%b8%d0%b5%d1%80%d0%b8%d1%82%d0%b5-%d0%ba%d0%b0%d0%ba%d0%be-%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b3%d1%80%d0%b0%d0%bc%d0%b0%d1%82%d0%b0","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/%d1%83%d1%80%d0%b8%d0%b2%d0%b0%d1%9a%d0%b5-%d0%bd%d0%b0-%d0%b1%d0%b0%d1%80%d0%b8%d0%b5%d1%80%d0%b8%d1%82%d0%b5-%d0%ba%d0%b0%d0%ba%d0%be-%d0%bf%d1%80%d0%be%d0%b3%d1%80%d0%b0%d0%bc%d0%b0%d1%82%d0%b0\/","title":{"rendered":"Thyerja e barrierave: Si Programi i fuqizimit hapi dyert politike p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara"},"content":{"rendered":"<p>Kur fillojn\u00eb fushatat zgjedhore, politika shpesh duket si nj\u00eb loj\u00eb e rezervuar p\u00ebr ata me z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Por n\u00eb vitin 2025, n\u00eb qytete si Strumica, Velesi, Gostivari dhe Kumanova, nisi t\u00eb shfaqej di\u00e7ka ndryshe. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrmendeshin n\u00eb programet partiake, por uleshin n\u00eb tryez\u00eb dhe kontribuonin drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb hartimin e k\u00ebtyre programeve.<\/p>\n<p>Ky ndryshim i qet\u00eb, por i fuqish\u00ebm, u nxit nga Programi i fuqizimit i <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/Inkluziva\/\">Inkluziva&#8217;s<\/a>, i zbatuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Programit p\u00ebr mb\u00ebshtetje zgjedhore Zviceran (ESP), me mb\u00ebshtetje teknike nga Fondaconi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr sisteme zgjedhore &#8211; IFES. Nga marsi deri n\u00eb shtator 2025, iniciativa bashk\u00ebpunoi me kat\u00ebr parti\u00a0 politike, LSDM, VMRO-DPMNE, Aleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt dhe L\u00ebvizja ZNAM, \u00a0duke sjell\u00eb personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb politik\u00ebn lokale.<\/p>\n<p><strong>Nga d\u00ebgjimi te udh\u00ebheqja.<\/strong> Gjith\u00e7ka filloi me d\u00ebgjimin. P\u00ebrmes vler\u00ebsimeve t\u00eb nevojave dhe konsultimeve, Inkluziva identifikoi barrierat q\u00eb i p\u00ebrjashtonin personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara nga jeta politike: zyra pa qasje, munges\u00ebn e materialeve t\u00eb p\u00ebrshtatura dhe, mbi t\u00eb gjitha, munges\u00ebn e vet\u00ebdijes tek an\u00ebtar\u00ebt e partive p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb realisht p\u00ebrfshirja.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra e zbatimit t\u00eb programit ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht praktike dhe fuqizuese. Nj\u00ebzet pjes\u00ebmarr\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb tet\u00eb persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, pranuan mentorim individual dhe trajnime t\u00eb p\u00ebrshtatura. Ata m\u00ebsuan si t\u00eb avokojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre brenda strukturave partiake, t\u00eb p\u00ebrgatisin porosi fushate dhe madje t\u00eb hartojn\u00eb masa p\u00ebr p\u00ebemisimin e qasjes p\u00ebr deg\u00ebt lokale.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb prej tyre, ishte hera e par\u00eb q\u00eb trajtoheshin si aktor\u00eb politik\u00eb dhe jo si p\u00ebrfitues t\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs nga Strumica n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb tha:<br \/>\n<em>\u201cE kuptova se nuk kam nevoj\u00eb t\u00eb pres q\u00eb dikush t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr mua, un\u00eb mund t\u00eb jem ai\/ajo q\u00eb propozon ndryshimin.\u201d<\/em><\/p>\n<p><strong>Nga fjal\u00ebt n\u00eb veprim.<\/strong> Secila parti pjes\u00ebmarr\u00ebse e solli p\u00ebrfshirjen n\u00eb jet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet. N\u00eb Strumic\u00eb, dega e LSDM-s\u00eb e b\u00ebri p\u00ebrfshirjen nj\u00eb prioritet t\u00eb duksh\u00ebm: dy persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00eb komunal\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00ebri u b\u00eb an\u00ebtar i udh\u00ebheqjes s\u00eb Forumit t\u00eb Grave. Materialet e fushat\u00ebs u shtyp\u00ebn n\u00eb formate t\u00eb qasshme dhe videot me titra arrit\u00ebn edhe deri tek publiku dhe \u00a0q\u00eb m\u00eb par\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga k\u00ebto p\u00ebrmbajtje .<\/p>\n<p>N\u00eb Veles, dega e VMRO-DPMNE-s\u00eb e integroi aksesueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb planifikimin urban. Shkolla fillore \u201cPanko Brashnarov\u201d filloi ridizajnimin e oborrit me elemente loje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, nd\u00ebrsa dhomat senzoriale n\u00eb shkollat fillore u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e peizazhit arsimor t\u00eb qytetit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb kandidat p\u00ebr kryetar komune u identifikua publikisht si person me disleksi, duke treguar se p\u00ebrfshirja ka shum\u00eb fytyra.<\/p>\n<p>N\u00eb Gostivar, Aleanca p\u00ebr Shqiptar\u00ebt krijoi nj\u00eb shembull t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes pjes\u00ebmarr\u00ebse. Personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara ndihmuan n\u00eb form\u00ebsimin e platform\u00ebs zgjedhore lokale t\u00eb partis\u00eb, duke siguruar q\u00eb arsimi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, trotuaret e aksesueshme dhe sh\u00ebrbimet sociale t\u00eb b\u00ebheshin prioritete komunale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Kumanov\u00eb, L\u00ebvizja ZNAM e \u00e7oi mesazhin edhe m\u00eb tej. Programi i tyre zgjedhor lokal imagjinonte nj\u00eb \u201cqytet pa barriera\u201d \u2013 nga shtigjet taktile dhe sinjalet zanore te autobus\u00ebt, sallat sportive dhe sh\u00ebrbimet digjitale t\u00eb aksesueshme. Ngjarja kryesore e fushat\u00ebs ishte plot\u00ebsisht e aksesueshme, me p\u00ebrkthyes t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb shenjave, dhe lista e kandidat\u00ebve p\u00ebrfshinte nj\u00eb t\u00eb ri me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, tashm\u00eb aktiv n\u00eb udh\u00ebheqjen e Klubut Rinor t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb val\u00eb p\u00ebrtej programit.<\/strong> Fryma e p\u00ebrfshirjes u p\u00ebrhap edhe m\u00eb tej nga sa pritej. T\u00eb frym\u00ebzuar nga programi, disa kandidat\u00eb t\u00eb pavarur dhe parti m\u00eb t\u00eb vogla filluan t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa vullnetar\u00eb drejt aksesueshm\u00ebris\u00eb, duke prodhuar video me titra, duke p\u00ebrfshir\u00eb kandidat\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara n\u00eb listat e tyre dhe duke b\u00ebr\u00eb angazhime publike p\u00ebr barazi.<\/p>\n<p>Mes tyre ishte edhe Goran Stojkovski \u2013 Diro, kandidat i pavarur p\u00ebr kryetar komune n\u00eb Kumanov\u00eb, fushata e t\u00eb cilit p\u00ebrfshinte nj\u00eb kandidat t\u00eb verb\u00ebr q\u00eb theksonte barrierat reale t\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb n\u00eb qytet. K\u00ebto veprime mund t\u00eb duken t\u00eb vogla, por ato simbolizojn\u00eb di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb madhe: nj\u00eb zgjim t\u00eb vet\u00ebdijes politike se p\u00ebrfshirja e aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb kufizuar \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e besueshm\u00ebris\u00eb demokratike.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndryshoi dhe \u00e7far\u00eb vjen m\u00eb pas.<\/strong> Ndryshimi rrall\u00eb ndodh brenda nat\u00ebs, por shenjat jan\u00eb t\u00eb qarta. Deg\u00ebt politike u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme, programet zgjedhore t\u00eb vitit 2025 ishin m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe individ\u00ebt q\u00eb dikur shiheshin si t\u00eb jasht\u00ebm tani njihen si kontribuues.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes mentorimit, Inkluziva ndihmoi ta shnd\u00ebrroj\u00eb p\u00ebrfshirjen nga nj\u00eb ideal abstrakt n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh konkrete dhe t\u00eb matshme, si nd\u00ebrtimi i rampave, videot e fushat\u00ebs me titra, takimet e aksesueshme dhe hapja e hap\u00ebsirave t\u00eb reja p\u00ebr dialog.<\/p>\n<p>M\u00ebsimet jan\u00eb t\u00eb thjeshta, por t\u00eb thella: kur personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara u jepet mund\u00ebsia dhe mjetet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, partit\u00eb politike p\u00ebrgjigjen me hapje. Pun\u00ebtoria nd\u00ebrpartiake, ku p\u00ebrfaq\u00ebsues nga kampe t\u00eb ndryshme politike u ul\u00ebn s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb diskutuar aksesueshm\u00ebrin\u00eb, d\u00ebshmoi se p\u00ebrfshirja mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb ur\u00eb mbi ndarjet politike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sfida mbeten. Jo \u00e7do parti avancoi me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm dhe kufizimet e burimeve e kufizuan angazhimin e disa pjes\u00ebmarr\u00ebsve. Por, si\u00e7 vuri n\u00eb dukje nj\u00eb mentor nga Inkluziva:<br \/>\n<em>\u201cHapi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tashm\u00eb ka ndodhur , \u00a0njer\u00ebzit tani e shohin p\u00ebrfshirjen si di\u00e7ka t\u00eb mundshme, jo opsionale.\u201d<\/em><\/p>\n<p><strong>Thirrje p\u00ebr vazhdimin e vrullit.<\/strong> Programi i fuqizimit tregoi se p\u00ebrfshirja lul\u00ebzon aty ku angazhimi takon mund\u00ebsin\u00eb. Rezultatet e tij nuk duhet t\u00eb mbeten arritje t\u00eb nj\u00ebhershme, por t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si themel p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Zgjerimi i mentorimit, integrimi i p\u00ebrfshirjes s\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb kufizuar n\u00eb kurrikulat komb\u00ebtare t\u00eb partive dhe sigurimi i monitorimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm jan\u00eb hapat ky\u00e7 t\u00eb radh\u00ebs. Si\u00e7 p\u00ebrfundon raporti, suksesi i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj iniciative nuk q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb q\u00eb u arrit n\u00eb vitin 2025, por n\u00eb ndryshimin e mend\u00ebsis\u00eb q\u00eb ajo ka nxitur n\u00eb gjith\u00eb spektrin politik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Puna e Inkluziva-s d\u00ebshmoi se pjes\u00ebmarrja politike e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara nuk \u00ebsht\u00eb favor \u2013 \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, domosdoshm\u00ebri demokratike dhe burim force p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebrfshirja nuk \u00ebsht\u00eb bamir\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb demokraci n\u00eb veprim.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Historia e Programit t\u00eb fuqizimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkujtim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne se \u00e7do ramp\u00eb q\u00eb e mund\u00ebson qasjen, \u00e7do video me titra dhe \u00e7do list\u00eb kandidat\u00ebsh q\u00eb p\u00ebrfshin persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara tregon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn histori , at\u00eb t\u00eb nj\u00eb demokracie q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund fillon t\u00eb ngjaj\u00eb me njer\u00ebzit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n<p><strong>Autor:<\/strong> P\u00ebrshtatur nga Raporti final i Inkluziva-s (2025) p\u00ebr Programin e fuqizimit<\/p>\n<p><strong>Mohim p\u00ebrgjegj\u00ebsie:<\/strong> Programi p\u00ebr mb\u00ebshtetje zgjedhore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i qeveris\u00eb s\u00eb Zvicr\u00ebs i zbatuar nga nga Fondacioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr sistemet zgjedhore (IFES). P\u00ebrmbajtja e k\u00ebtij shkrimi nuk mund t\u00eb konsiderohen n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se pasqyrojn\u00eb pik\u00ebpamjet e Qeveris\u00eb s\u00eb Zvicr\u00ebs dhe IFES-it.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur fillojn\u00eb fushatat zgjedhore, politika shpesh duket si nj\u00eb loj\u00eb e rezervuar p\u00ebr ata me z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Por n\u00eb vitin 2025, n\u00eb qytete si Strumica, Velesi, Gostivari dhe Kumanova, nisi t\u00eb shfaqej di\u00e7ka ndryshe. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrmendeshin n\u00eb programet partiake, por uleshin n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":8180,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12,250],"tags":[],"class_list":["post-8179","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analysis-publications-products","category-political-parties"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8179"}],"collection":[{"href":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8179"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8179\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8181,"href":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8179\/revisions\/8181"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8180"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/electoralsupportprogramme.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}